Share the post "Banorët alternojnë punët e shtëpisë me argëtimin"
Finalistët e Big Brother 4 qëndrojnë në shtëpi duke shijuar ditët e fundit që u kanë mbetur nga aventura e tyre. Këto momente i shpenzojnë duke luajtur, hedhje në kosh.
Ogreni nuk bëhet pjesë e lojës e Marieli i thotë të bëhet pjesë e grupit e të mos rrijë i veçuar. Ogreni përgjigjet se do të futet në lojë sapo të mbarojë Ermela, por Marieli i jep zgjidhje situatës duke thënë se mund të luajë në grupe dyshe.
Më pas Ermela si e vetmja vajzë në shtëpi tashmë, gatuan për djemtë, ndërkohë që ata i qëndrojnë pranë. Qëndrimi i tyre bëhet dhe më i këndshëm, pasi Ergysi fillon të këndojë e Ermela kërcen.
Ergysi imiton Shkëlqimin duke përdorur theksin e tij jugor, ndërsa Marieli imiton Petritin. Ergysi e Marieli dalin në kopësht e shkruajnë aty: Big Brother 4 Rock.

Ermelaa shum e mir është…♥♥
metiii
liammmmmmmmm ……..<3