Arjola
  • Emri : Arjola
  • Mosha : 23 vjeç
  • Gjendja civile : Beqare
  • Vendlindja : Pogradec
  • Vendbanimi : Tiranë
  • Arsimi : I lartë
  • Profesioni : Studente
  • Hobi : Festat, kërcimi
  • Thotë për veten : Arjola është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Me hyrjen në fakultet ka relizuar ëndrrën e saj më të madhe, të bëhet një avokate e zonja e të ketë një zyrë të sajën. Objektivat për të ardhmen i ka të qarta, megjithëse deri tani nuk ka punuar asnjëherë, pasi familja ka një biznes privat dhe e ka mbështetur gjithnjë ekonomikisht. Ndihet krenare që vjen nga Pogradeci, pasi nuk është vetëm qyteti ku është lindur dhe rritur, por është dhe vendi ku kthehet sa herë ka nevojë për dashurinë dhe ngrohtësinë e familjes së saj. Megjithatë jeta në Tiranë i pëlqen dhe megjithëse është një studente e përkushtuar, nuk mungon në asnjë festë apo aktvitet argëtues. Dëshiron të jetojë çdo minutë dhe natyra e saj energjike është pjesa që i pëlqen më shumë tek vetja.
  • Hyn në Big Brother : Sepse beson se inteligjenca, karakteri dhe tipi i saj provokues do e bënin një banore të përshtatshme për të qenë pjesë e kësaj shtëpie, dhe pse jo edhe për të fituar.