Ermal Merdani
  • Emri : Ermal Merdani
  • Mosha : 24 vjeç
  • Gjendja civile : Beqar
  • Vendlindja : Memaliaj
  • Vendbanimi : Tiranë
  • Arsimi : I lartë
  • Profesioni : Student
  • Hobi : Moda, sfilatat, parukieria
  • Thotë për veten : Motoja e tij është “Provo gjithçka”, dhe në jetë ka provuar shumë gjëra. Në vitin 2010 shpallet “Mister Albania“, pas një përvoje të shkurtër si model dhe fotomodel. Ndjek studimet e larta për Shkenca Politike, një degë që e tërheq shumë duke qenë formuese dhe shumëdimensionale. Ai është anagazhuar në një organizatë të re politike, të quajtur “Kuvendi Civil“ ku luan rolin e nënkryetarit. Angazhimi i tij në zgjidhjen e problemeve socialo-politike të vendit është një nga gjërat që ai e bën me përkushtim dhe përgjegjësi. Prej 15 vjetësh jeton në Tiranë me prindërit dhe një motër më të vogël. Është tip shumë i shoqërueshëm dhe përshtatet lehtë me çdo lloj karakteri.
  • Hyn në Big Brother : Sepse një nga dëshirat e tij më të mëdha është bota e televizionit, ndaj e sheh Big Brother-in si një trampolinë drejt ëndrrës së tij më të madhe.