Gjon
  • Emri : Gjon
  • Mosha : 33 vjeç
  • Gjendja civile : I fejuar
  • Vendlindja : Lezhë
  • Vendbanimi : Venecia
  • Arsimi : I lartë profesional
  • Profesioni : Trikolog
  • Hobi : Veshjet firmato & udhëtimet
  • Thotë për veten : Gjoni ka jetuar në Lezhë deri në vitin 1996, vit kur vendos të largohet përgjithmonë në Itali, ku ka bërë punë nga më të ndryshmet derisa u specializua në profesionin e tanishëm, atë të trikologut, që merret transplatin e rrënjëve të flokëve. Puna e tij i pëlqen shumë dhe e bën me dëshirë e përgjegjësi. Jeta jashtë atdheut, e ka pasuruar me kulturë, elegancë dhe i ka stërvitur karakterin e tij të ndjeshëm. Ai beson se me këto cilësi mund të jetë një banor perfekt në shtëpi. Familja e tij është mes Italisë dhe Lezhës. Ka një lidhje shumë të fortë me familjen, por sidomos me motrën. Është shumë tip social dhe ka shumë miq italianë. Prej më shumë se 2 vjetësh bashkëjeton me një vajzë nga Finlanda. Lidhja mes tyre është shumë e fortë dhe të dy janë tipa shumë xhelozë
  • Hyn në Big Brother : Sepse priret gjithnjë drejt eksperiencave të reja dhe sigurisht synon dhe çmimin e madh.