Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Debat për cigaret; Edi-Liamit: “Je i varfër në mendime”

Debat për cigaret; Edi-Liamit: “Je i varfër në mendime”

Banorët qëndrojnë në kopësht duke kërcyer e duke marrë rreze dielli. Françeska është e para që e shpreh mungesën e cigareve sot, e pas saj Liami komenton Edin, për të cilin thotë se “i ka ikur truri”, pasi nuk i del një gjysmë cigare. Ndërkohë, Arbri e Graciano kërkojnë për cigare në dhomën e gjumit, por nuk gjejnë gjë e thonë se Edi duhet t’i ketë fshehur mirë. Edi qëndron në kopësht me banorët e tjerë e Liami i thotë të mos e fikë cigaren, por t’ia japë dikujt tjetër që nuk ka fare.
cigare debat 26 3 Debat për cigaret; Edi Liamit: “Je i varfër në mendime”
Edi reagon dhe e pyet: “Çfarë ke me cigaret e mia? I menaxhoj si të dua.” Liami i përgjigjet se Edi është bërë shumë i keq këto ditë në lidhje me cigaret e ky është mendimi i të gjithë banorëve, e ai thjesht po ia transmeton. Më pas, Liami e pyet Arbrin nëse do ndonjë cigare e ai mohon. Liami mendon se banorët mund t’i kenë marrë ndonjë cigare atij, por Arbri nuk e pranon. Ermali i thotë Edit se e kanë marrë inat të gjithë banorët, por Liami e Françeska mohojnë. Ermali shton se Liami është ‘përfaqësuesi i inatit”, e Edi i përgjigjet duke thënë: “Nuk ju duket varfëri në mendim ky diskutim?! Liam, je i varfër në mënyrën si mendon.”

Liami shprehet se dhe pasuria nuk tregohet në mënyrën siç po bën Edi, e nëse ai (Liami), është i varfër nuk është problem për të. Edi thotë se Liami po përsërit veten disa herë me këtë temë. Banorët flasin për varësinë ndaj cigareve, e Liami thotë se Edi është shprehur se ata i kanë marrë banorët. Arbri thotë se i ka marrë vetëm një cigare Edit, e ia ka treguar. Erioni thotë se zgjidhja më e mirë, është të mos flasin për këtë temë tani, por Françeska e kundërshton e thotë se dje ai ka folur gjithë ditën për këtë gjë. Më pas, Edi, Françeska, Liami e Erioni debatojnë për cigaret pasi Edi shprehet se banorët ia kanë vjedhur, por Françeska mohon. Ndërsa Liami thotë se Edi po pret që banorët t’ia marrin cigaret, që të ketë arsye për të debatuar. Ndërmjet Edi e Liamit, debati shkon më gjatë pasi ata fillojnë të gjykojnë cilësitë e njëri-tjetrit në karakter.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , , , , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>