Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Djemtë përpiqen të injorojnë komentet e ndeshjes

Djemtë përpiqen të injorojnë komentet e ndeshjes

komente audio 27 1 Djemtë përpiqen të injorojnë komentet e ndeshjes Banorët janë të shpërndarë nëpër shtëpi duke biseduar e duke bërë stërvitje rreth pishinës. Në ato momente në shtëpinë e Big Brother vendoset muzikë, por banorët nuk duhet të reagojnë pasi dhe muzika bën pjesë në elementët e provës së javës që banorët duhet t’i injorojnë. Marieli është tek ambjenti i pishinës dhe në sfond dëgjon këngën e tij të preferuar. Ai përpiqet të mos e japë veten dhe t’a injorojë muzikën duke bërë gjeste nga më të ndryshmet që të mos e mbajë mendjen tek muzika. Menjëherë muzika mbaron, e Neda me Alkenën që ishin shtrirë për të dremitur, zgjohen. Në mënyrë që të mos flasin për muzikën e lartë që i zgjoi, Neda thotë: “Kjo Jonela na zgjoi nga gjumi”.

Ndërkohë , Ergysi dhe Shkëlqimi bisedojnë në oborr dhe në moment në shtëpi dëgjohet një zë që komenton një ndeshje futbolli të rëndësishme. Shkëlqimi mundohet të mos reagojë, dhe lëviz nga vendi që ishte më parë.
Po ashtu, banorët në të gjithë shtëpinë mundohen të mbajnë situatën nën kontroll.
Algeni shkon pranë Shkëlqimit dhe Ermelës dhe fillon të bëjë bisedë normale me ta, a thua se nuk ka asgjë të çuditshme mes tyre, ndërkohë që audio komentatore vazhdon.
Për të shprehur euforinë e ndeshjes, Algeni e Shkëlqimi vrapojnë nëpër shtëpi sikur po luajnë me njëri-tjetrin.

Alkena dhe Ogreni largohen për në dhomën e liderit, por edhe atje dëgjohet audio. Ata fillojnë të bisedojnë normalisht e Ogreni flet për Almën, me të cilën ka patur një keqkuptim sot. Alkena shprehet se nuk mendon se Alma ka ndonjë gjë specifike kundër tij, por shton që është më mirë që ata të sqarohen.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>