Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Lajme » Eldora takim mallëngjyes me nënën e saj

Eldora takim mallëngjyes me nënën e saj

eldora dhe mami 2 300x250 Eldora takim mallëngjyes me nënën e saj
Eldora bëhet sërish protagoniste edhe këtë javë. Që javën që kaloi publikut iu komunikua sekreti i saj, pra, që ajo ishte talasemike. Para se të hynte në Big Brother, Eldora ishte shprehur se nuk dëshironte që të tjerët ta shihnin me mëshirë, por do që të sillet si e barabartë me të gjithë.

Eldora rrëfen se mamaja e saj nuk ka qen dakort që ajo të bëhej pjesë e lojës, me pretendimin se formati i Big Brother nuk bën për të. Por Eldora thotë se sfidoi veten me futjen në Big Brother, për të treguar se edhe njerëzit e sëmurë mund të jetojnë normalisht mes njerzëve normal.

eldora me nanen 1 300x250 Eldora takim mallëngjyes me nënën e saj

Më vonë në një klip shfaqet nënë e Eldorës që flet me mall për vajzën e saj. Ajo gjithashtu tregon për vështirësitë e sëmundjes së Eldorës dhe sakrificën që ajo bashkë me bashkëshortin kanë bërë në mënyrë që jeta e vajzës së tyre të ishte sa më normale. Pas pak në dhomën ku ndodhej Eldora vjen dhe nëna e saj.

Ato takohen me shumë mall me njëra – tjetrën dhe për disa momente vetëm qajnë e përqafohen. Nëna e Eldorës thotë se e përgëzon vajzën e saj për guximin. Ndësa Eldora jep ban sërish apel sensibilizues që njerëzit të dhurojnë gjak.

This entry was posted in Lajme. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>