Spektakli i natës së parë mbyllet me 15 konkurentë, të cilët nuk janë ende banorë definitiv. Momentin që do të konfirmohen do ta vendosë Vëllai i Madh.
Arbana u komunikon konkurentëve se këtë javë do të kenë buxhet të plotë, por duke filluar nga java tjetër, do t’u duhet të kalojnë disa prova për të fituar buxhetin e plotë. Në shtëpi ndodhet këndi i Raiffeisen, që si çdo vit ua ka bërë më të thjeshtë kryerjen e blerjeve dhe shpenzimeve.
Në shtëpinë e Big Brother janë 9 djem e 6 vajza. Vëllai i madh ka vendosur që njëri prej djemve do të flerë me vajzat. Për këtë do hidhet një short, e djali fatlum është Elvisi.

duket shum interesante bb5 me interesant me duken dy banoret vajza nga devolli edhe djali nga memaliaj mendoj se kan per te luajtur bukur ky cift
jeni te gjith me te mir po me kosovar nuk ka sidomos elvisi dhe meti jan te papar
ou normal bre se ska si ne Kosovaret I Love You ”ELVIS”