Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Ergys Bamci i “Big Brother Albania 4”: Fitues të këtij edicioni shoh Arbrin, një djalë shumë fisnik

Ergys Bamci i “Big Brother Albania 4”: Fitues të këtij edicioni shoh Arbrin, një djalë shumë fisnik

24-vjeçari nga Shkodra në “Big Brother 4” pohoi se hyri për t’i dhënë një dimension tjetër këtij show, atë të një artisti që e shikon botën ndryshe. Një vit më parë ishte shumë pranë fitores, ndërsa kësaj here me këndvështrimin e një aktori ai komenton banorët e “Big Brother 5”:

gysi Ergys Bamci i “Big Brother Albania 4”: Fitues të këtij edicioni shoh Arbrin, një djalë shumë fisnik Ergys po e ndjek BB5 dhe si po të duken banorët, të vërtetë apo aktorë me rolet e tyre?

Ndodh që imagjinata ime diellore gabon se është liberale, por them të drejtën nuk më kanë dhënë shkas me lojën e tyre që të mund t’i ndjek rregullisht. Për mua nuk janë njerëz pa komplekse. Madje, kanë shumë komplekse.

A mund ta bësh një portretizim të tyre, si po të duket loja që ata bëjnë?

Unë jam shumë mendjehapur si natyrë, por të them të drejtën nuk kam marrë ndonjë impuls nga banorët e BB5. Mund të them që thjesht më janë dukur personazhe që nuk dinë të thonë “Jam unë dhe pikë”. Janë shumë të lëkundur. Të parë me syrin tim do i përshëndesja me “Black or White” të Michael Jackson, që do të thotë se respektoj çdo racë apo çdo grup njerëzish, kur ka një mendim të mirë sipër.

Në fund të fundit kjo garë bëhet për para, si e luajnë këto personazhe këtë lojë për të fituar milionat?

Mund të luash për paratë, sepse e gjithë bota luan për to. Por këto personazhe që kanë mbetur, duhet të na e bëjnë të lehtë të bëhemi tifozë me njërin prej tyre. E them këtë, pasi mendoj që  ka njerëz që e ndjekin formatin, por nuk dinë ku të hedhin tifozerinë apo dashamirësinë e tyre. Pra, me pak fjalë mund të them se nuk kanë sjellë ndonjë gjë ndryshe me lojën e tyre, edhe pse bëjnë si “modernë” pa lidhje.

Nëse mund t’i komentojmë secilin prej tyre. Liam si po të duket?

Urime për kapuçin, do ia vjedhin modelin…(qesh) Larg shakasë, them se ai ka mundësi për më shumë, do thosha. Nëse ka ambicie të forta për të fituar, ai duhet t’i bëjë ata që e ndjekin “Big Brother” të bëhen me të.

Genta ka fituar apo humbur pikë pas publikimit të fotove gjysmë zhveshur?

Gentën e kam xhan. Për fotot ajo s’duhet ta vrasë fare mendjen. Foto si ato të saj kanë 25 për qind e vajzave, dhe m’u duk pa lidhje pse e frynë çështjen e fotove në atë lloj forme. Deklarimi i fotove të saj në 2012 në atë lloj forme është i tepërt. Uroj që Genta të ketë Diellin me vete e ta dojë jetën se është e bukur dhe e çmuar. Ka lezet që i ka ato foto. Realiteti është nudo, kush ka guxim e sheh.

Ermali, çfarë impresioni të lë gjatë lojës?

Sikur të ishte më i hapur me publikun, do ishte më mirë. Ermali për mua është model shabllon.

Françeska është vajza që të bën vërtet përshtypje me pamjen dhe tipin e saj?

Shumë e këndshme më duket, se qesh dhe përcjell energji të mirë. Nga portreti i saj më lë përshtypjen e një vajze të çiltër.

Gerta mendon se ka hyrë në lojë si duhet, edhe pse u bë pjesë e BB5 me vonesë?

Kisha përshtypje të mirë në fillim në një sekuencë që e pashë duke folur, pasi m’u duk e qartë. Por tani mund të them se është si të gjitha biondet.

Ndërkohë që po komentohet shumë djali nga Kosova, Arbri. Ty si po të duket? 

Arbri më duket djalë fisnik.

Erioni bie në sy për pozitivitetin e tij. Mendon dhe ti kështu? 

Erioni është djalë i mirë. Sheh shumë, por pak vepron.

Dritani?

Nuk më ka lënë ndonjë impakt.

Ti cilin do dëshiroje fitues të BB5?

Arbrin, se ka emrin e vëllait tim dhe është shumë fisnik, siç e thashë më sipër.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>