Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Erjoni: Vazhdoj lidhjen me të dashurën në Greqi

Erjoni: Vazhdoj lidhjen me të dashurën në Greqi

Erjoni, i larguari i fundit nga shtëpia e Big Brother të shtunën e kaluar, deklaroi në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ se do të vazhdojë lidhjen e tij me të dashurën në Greqi, me të cilën është takuar gjatë kësaj jave. 

erjoni BB Erjoni: Vazhdoj lidhjen me të dashurën në Greqi

Shkova në Greqi për të takuar të dashurën, e cila më priti në aeroport. Ishte një takim i ngrohtë dhe sqaruam shumë gjëra. Ishte e mërzitur dhe e prekur nga ato që kanë ndodhur gjatë kohës që nuk jemi takuar”, u shpreh Erjoni.

Sipas tij, vështirësitë e një lidhjeje në distancë sjellin edhe keqkuptime: “Ne kishim 2 muaj e gjysmë para se të fillonte Big Brother që nuk takoheshim. Ishte një lidhje në distancë që ka vështirësitë e veta. Ramë dakord që të vazhdojmë lidhjen, të përpiqemi ta mbajmë gjallë. Unë do të shkoj atje, ajo do të vijë këtu e më pas të shohim.”

Në lidhje me Klaudian, me të cilën Erjoni u puth në shtëpinë e Big Brother, nënvizoi: “Me Klaudian kam vetëm shoqëri dhe për të nuk diskutova shumë me të dashurën. Ajo ishte e mërzitur për këtë episod, por e kaloi.”

Vetë Klaudia, e ftuar në studion e ‘Pasdite në Top Channel’, deklaroi: “Mua më bëhet qejfi që më në fund Erjoni e sqaroi këtë çështje sepse në shtëpi ne nuk e dinim nëse ishte i ndarë apo jo. Erjoni ka jetën e tij dhe jam e kënaqur që ai ndihet mirë.”

Në përfundim Erjoni e cilësoi aventurën e Big Brother si “të paharrueshme e me shumë emocione.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>