Share the post "Ermela e Ogreni: Do t’ia ndjejmë mungesën shtëpisë së BB"
Ogreni e Ermela qëndrojnë në oborr duke biseduar për eksperiencën e tyre në Big Brother. Ogreni supozon se sa çudi do të ishte nëse do të dilnin në to momente nga shtëpia e BB e të shkonin në shtëpinë e tyre. Familjarët do të habiteshin pasi, janë të bindur që ata janë në BB. Ermela thotë: “Ku të shkon mendja Ogren!”.
Ermela shprehet se kur të dalin nga BB do t’i marrë malli për shtëpinë e Ogreni përgjigjet se njeriun nga natyra, e merr malli gjithnjë për atë që nuk e ka, e kur e humb e kupton vlerën.
Ogreni thotë se megjithëse këtë javë mezi presin që të vijë finalja, kur të dalin do të mendojnë : “Ah sikur të ishim ende në BB”. Ermela shprehet se ata janë mësuar me shumë komoditet brenda shtëpisë së BB e kur të dalin, do ta kenë të vështirë të ambjentohen.
Ermela shton se janë mësuar që buxhetin t’ua sjellin gati, e kur të jenë në shtëpitë e tyre, do t’ia ndjejnë mugesën kësaj lehtësie të krijuar nga Vëllai i Madh. Ogreni shton me shaka se do të ishte mirë sikur në shtëpitë e tyer të lidhnin një kompjuter me Raiffaisen Bank, ashtu siç është në BB.
Më pas të gjithë banorët sëbashku, hedhin ide për skenarin e spotit e Ergysi u shpjegon skenarin.
