Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Ervin Sinjari rrefen se si u njoh me Fabrizio Corona

Ervin Sinjari rrefen se si u njoh me Fabrizio Corona

ervvin1 Ervin Sinjari rrefen se si u njoh me Fabrizio Corona ervini1 Ervin Sinjari rrefen se si u njoh me Fabrizio CoronaFabrizio Corona ka shumë respekt për shqiptarët,sidomos per gjinine femerore, më tregoi se ka qenë i ftuar te “Big Brother Albania” para disa vitesh dhe fliste shumë mirë për simpatiket që i kishin ngelur fiksim.

Ervini rrefehet per takimin e tij me paparacin e famshem italian Fabrizio Corona, arsyet e ndarjes së tij nga Belen Rodriguez, gjithashtu dhe romancën me një modele rumune akoma më të bukur se Belen.Shprehet qe me Fabrizion eshte njohur verën që kaloi ne Piazza Como në Milano, ku dhe kane një shok të përbashkët, menaxherin e tij që para disa vitesh dhe atë ditë në drekë ishte rastesia ku Ervini u ftua me një shok dhe qelloi te ishte edhe Fabrizio Corona.

Ervini thote se :Në atë kohë ndodhesha në Itali për dy muaj për punët e mia, se rinovova pasaportën, pasi kam dhe nënshtetësi italiane. U takuam te Piazza dhe drekuam së bashku katër persona. Koha ishte shumë e bukur dhe një gotë verë tërhiqte tjetrën e më vonë e pyeta se e kisha fiksim pse ishte ndarë nga Belen. Mendoja se ishte vetë Belen që e la për dikë tjetër, por ishte e kundërta. Njohja e Fabricios me një vajzë shumë simpatike rumune, më e bukur edhe se Belen, bëri që ai ta tradhtonte këtë të fundit. Fabricio më tha se kur ke gjysmën e grave në Milano dhe gjithë Italinë që duan të flirtojnë me ty, nuk mund t’u thuash jo. Aq sa munda ta njoh, ishte një djalë që nuk kishte frikë e nuk donte t’ia dinte për askënd. Sipas tij, jeta është qejf dhe vitet kalojnë shpejt. “Rregullat janë bërë nga njerëzit dhe jo nga Zoti dhe i merr era”, shprehej ai.

Ai ka shumë respekt për shqiptarët, më tregoi se ka qenë i ftuar te “Big Brother Albania” para disa vitesh dhe fliste shumë mirë për vajzat që i kishin ngelur fiksim. Më tregoi dhe për dy party që i kishte bërë me dy personazhe të njohur dhe kishte ngelur shumë i kënaqur. “Çfarë bëhet nga Tirana, – më tha,- se është më mirë se në Milano”. Pasi kaluam një kohë të gjatë me të në drekë, ai vazhdoi punën në zyrën e tij, ndërsa ne vazhduam obligimet tona”…-përfundon bisedën Ervini.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>