Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Ervini dhe Ermela, momente dashurie

Ervini dhe Ermela, momente dashurie

vini mela puthje 20 1 Ervini dhe Ermela, momente dashurieBanorët shkojnë në dhomën e gjumit edhe pse dritat e dhomës nuk janë fikur ende. Ndër ta janë edhe Erini dhe Ermela.

Çifti rrinë pranë njëri-tjetrit duke u puthur dhe përkëdhelur. Ata luajnë me njëri-tjetrin duke bërë rolin e një familjeje me fëmijë, ku Ervini pyet (gruan e vet) Ermelën, se si ia kaloi ditën dhe Ermela i përgjigjet: “hiç bëra pazarin, mora çunin nga kopështi dhe erdha në shpi”. Të dy qeshin me lojën e tyre dhe shkëmbejnë puthje në buzë.

Ndër të tjera ata bisedojnë edhe për provën e liderit, në të cilën Ermela rerzistoi shumë gjatë, por provën e fitoi Ogreni. Ervini shprehet se është shumë i kënaqur nga Ermela dhe ndjehet shumë krenar për të që arriti të duronte aq gjatë sipër trarit. Ermela i thotë se ajo nuk e di nëse duhet t’i thotë atij apo jo “faleminderit”, por ka qënë ai arsyeja, motivi dhe forca e saj për të rezistuar. Ermela thotë se asaj i nevojitej fitorja, ndryshe nga Ogreni dhe Neda që e donin për egoizëm. Ajo thotë se ia kishte vënë qëllim vetes se do të rezistonte gjatë që në momentin që u lexua loja për “liderin” pavarësisht se nuk e arriti dot këtë.

Biseda e tyre kalon sa në jë temë në një tjetër, por ata vazhdojnë të rrinë të përqafuar. Teksa bisedojnë qetësisht, Ermela dhe Ervini i shprehin njëri-tjetrit dashuri dhe vazhdojnë lojrat duke improvizuar një familje të tyre.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>