Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Fitues i Big Brother 5 Albania të jetë Arbër Zeka

Fitues i Big Brother 5 Albania të jetë Arbër Zeka

Arbër Zeka1 Fitues i Big Brother 5 Albania të jetë Arbër ZekaKështu është mendimi i të gjithëve. Mendimi i spektatorëve, mendimi i intelektualëve, njerëzve të thjeshtë, mendimi i fëmijëve, mendimi i vajzave, i pensionerëve – të gjithë e duan atë për fitues.

Arbër Zeka, 25 vjeçari nga Prishtina, tashmë i diplomuar në Ekonomi, që pas hyrjes së tij në Big Brother Albania 5 ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve. Këtë ai e arriti duke qenë shembull për të gjithë, me stil tipik urban prej një djaloshi nga Prishtina dhe sjellje jashtëzakonisht të matura, e reflektim mbi realitetin, rrethanat e situatat më intriguese.

Por, sa ka gjasa që Arbri ta fitojë këtë reality shou? Gjasat janë të mëdha që kjo të ndodhë. Kjo për shkak të tashmë gjurmëve të lëna nga ai. Arbri ka krijuar miqësi të mirë me favoritin tjetër për çmimin e madh, Liamin, së bashku me të cilin janë ‘cimentuar’ si finalistët e publikut. Këtu rol të madh luan dhe qëndrimi i tij, ashtu sikurse karakteri tejet i fortë.

Duke e ditur mjaft mirë politikën e produksionit të Big Brother ndaj banorëve nga Kosova në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, nuk është e rastësishme që Arbri të mos e fitojë çmimin e madh, apo të mos jetë fare në finale. Rreth kësaj çështje për Telegrafin janë shprehur dy prej ish-banorëve nga Kosova në edicionin e kaluar të Big Brother, dy prej banorëve më kontraversë, Alkena Dervishaj dhe Petrit Bylykbashi.

Teksa Alkena nuk e vë në dyshim statusin e favoritit të Arbrit për ta fituar çmimin e madh dhe korrektësinë e ‘Vëllait të Madh”, Petriti ka shprehur dyshimet e tij mbi vlerësimin e Arbrit, të cilin dëshiron ta shohë me çdo kusht fitues të Big Brotherit të sivjetmë.

“Arbri është më i miri. Dua që atë ta shoh në finale dhe dua që ai ta sjellë atë çmim në Kosovë. Të jetë i pari që e bën këtë. Po, ai mund ta arrijë këtë, është njeriu ideal dhe e ka treguar deri më tani se i ka të gjitha vlerat që çmimi i madh t’i takojë atij. Nuk dyshoj në vlerësimin e ‘Vëllait të Madh’, qëndrimi personal i Arbrit mbi disa çështje nuk besoj se do të ndikojë që në fund të pasqyrohet vullneti i publikut, i cili sigurisht se e dëshiron atë për fitues”, është shprehur Alkena, e cila u largua një vit më parë nga Big Brother.

Optimist për Arbrin shprehet edhe njeriu i cili sot e kësaj dite nuk po arrin të pajtohet me largimin e tij nga Big Brother. Petriti, i njohur për qëndrimin e tij tejet kontravers ndaj producentëve të BBA, beson se Arbri është deri tani kosovari që e ka merituar më së shumti çmimin e madh nga të gjitha pesë edicionet.

“Ky njeri i ka të gjitha vlerat. Duhet ta përkrahim deri në fund. Vërtet është mëkat që të fitojë dikush tjetër, dikush që nuk tregon asgjë. Kemi pasur edhe banorë të tjerë para Arbrit, nuk dua t’i përmend me emra, por shumica prej tyre, nuk ishin të denjë. Arbri është i tillë. Arbri do të jetë në finale dhe nëse vlerësimi i publikut pasqyrohet realisht nga producentët, gjë për të cilën dyshoj, atëherë Arbri do të jetë dhe fitues”, ka deklaruar Petriti, i njohur për largimin e tij pas fjalosjes me Ermelën edicionin e kaluar të BBA, e cila dhe në fund e fitoi gjithë spektaklin.

Big Brother nuk është lojë, është luftë. Kjo po dëshmohet dita ditës, me kalimin e javëve. Disa tentojnë të qëndrojnë sa më gjatë me anë të ‘romancave’, disa me anë të skandaleve, e disa të tjerë me vlera dhe reflektim mentaliteti të jashtëzakonshëm. Mbetet të shihet se kush do të fitojë në fund, por pa dyshim, Arbër Zeka do të mbahet gjatë në mend, sigurisht si fitues i madh i këtij formati unik televiziv.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , , , , , . Bookmark the permalink.

5 Responses to Fitues i Big Brother 5 Albania të jetë Arbër Zeka

  1. Londonasi says:

    Arberi nuk e fiton vetem qe eshte Kosovare se oer tjeter asnje nuk jane te forte si Arberi.

  2. une says:

    joooooooooooooooooooooooooooooooo…….nuk e besoj qe ta fitoj arbri ….se besoj qe ai eshte konkurent me i fort se Liami dhe,Ermali,

  3. Ervin says:

    I vetmi plus i Arberit eshte se eshte i vetmi kosovar dhe per kete arsye te pakten fiton votat e nje kosove te tere,ndersa te tjeret i kane te ndara votat e Shqiperise,nuk e kuptoj si mund te jete fitues nje njeri cinik,intrigant,nje djale qe nje femer qe e deshiron din vetem ta cike,ti ngjitet e te behet tejet i besdisshem,pervers.E si mund te fitosh nje edicion te tille 24 ore ne vezhgim kur gjate gjithe kohes merresh me thashetheme ndaj te tjereve e me komplote te tilla pa kurrefare fisnikerie e ndershmerie.Te gjitha keto i shohim dhe njerez te tille mund te fitojne vetem nese pranojme vlerat e nje skuthi dinak ne vend te nje te drejti apo te nje oratori manipulator si Liami ne vend te nje sjelljeje te drejteperdrejte,do te isha kurjoz sikur aty brenda te ishte vetem nje shqiptar dhe te tjeret kosovar,thjesht sa per te pare sjelljen por me vjen keq qe arrini nepermjet komenteve te tilla te beni ndarjen kosovar-shqiptar!!

  4. rita says:

    arberi nuk fiton ai eshte loder i liamit liami eshte dhelper e keni pare qfare fytyre ka e futi arberin ne loje dhe ne fund e lere me gishta ne goje

  5. artan says:

    Ervin realiteti gjithmon eshte i hidhur po eshte realitet te gjithe po i thejn arberit se eshte kopja e liamit por aj po e deshmon gjithmon te kunderten, edhe aj nuk eshte aty sepse eshte kosovar se ne kosov nuk do ta perkrahenim asnjejher nje person i cili nuk ka vlera,por na i kemi pa se arberi eshte nje djal shum i zgjuar dhe shume i talentuar per ate edhe e votojme. Sa i perker Kosovar apao i Shqiperis ju jeni ata qe po i beni ato ndasina se tek ne nuk ndodh na e perkrahim aj qe jep vlera aty nuk e vlersojm si Kosovar aapo I shqiperis ju lutem mos jepni ksi komente narcistee aj qe ban ksi ndasina per mu eshte nje njeri i pavler…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>