Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Lajme » Joana: Nuk dëshiroj të ndahem nga i dashuri – Video

Joana: Nuk dëshiroj të ndahem nga i dashuri – Video

per lidhjen 5.3.13 300x179  Joana: Nuk dëshiroj të ndahem nga i dashuri   VideoTeksa ndodhet në kopësht bashkë me Oltën , vajzat ndër bisedat e tjera, fillojnë të bisedojnë edhe për dasmat. Joana rrëfehet tek Olta për një problem që ka pasur me të dashurin dhe thotë që nuk dëshiron të ndahet nga ai. Më tej Joana i thotë Oltës se në dasmën e saj dëshiron ta ketë si organizatore të cermonisë. Kjo gjë pranohet me kënaqësi nga Olta, e cila në shaka e sipër i thotë : “ në rregull pranoj të jem organizatorja e cermosisë së dasmës tënde , por vetëm me kusht që të jem edhe shoqëruesja jote e nderit”. Gjatë bisedës për dasmat Joana fillon e përlotet dhe i drejtohet Oltës duke i thënë se sido që të shkojnë punët me të dashurin që ka jasht shtëpisë, ajo do të kishte shumë dëshirë që të paktën të mbeteshin miq. Pas këtij momenti fillon edhe Olta të rrëfejë historinë e saj të dashurisë. Ajo flet për një djalë me të cilin ka pas një histori 8 – vjecare me të cilin është ndarë pavarësisht se duheshin shumë. Këto gjëra sipas oltës ndodhin shpesh pavarësisht dëshirave dhe vullnetit tonë. Kjo e ngushëllon disi Joanë e cila hapet edhe më shumë ndaj Joanës , duke i thënë se e mundon ideja se mund të ndahen dhe ti japin fund një historie që ka filluar prej 6 vitesh, por gjithësesi rithekson ajo dëshiron që të paktën të mbesi një mardhënie shoqërore mes tyre.

Mirpo këtë bisedë e hap sërish Anaidi, i cili kur  vjen në dhomën e vajzave shtrihet pikërisht pranë Janës. Ai e pyet atë për lidhjen që kishte jashtë shtëpisë, e ndërsa Joana ia pret shkurt duke i thënë: “Nëse do që raporti jonë të mos prishet, mos më pyet më për këtë temë”.  Anaidi i thotë se nuk e ka pyetur ndonjëherë për këtë cështje, ndaj donte të dinte diçka. Joana i kthehet duke i thënë se nuk dinte sesi t’ia shpjegonte këtë temë dhe i thotë se përse interesohesh kaq shumë. Anaidi i thotë të pyes sepse më bën shumë përshtypje mënyra sesi mëremi vesh bashkë, prandaj edhe u interesova që të dija diçka më shumë rreth teje, por që nuk do ta pyesi më dhe se do ta respektojë vendimin e saj për të mos folur rreth kësaj cështje.

Më pas ato vazhdojnë edhe më tej bisedën me me njëri-tjetrin. Joana i thotë se i pëlqejnë shumë përkëdheljet dhe përqafimet e tij, pasi sipas saj ato janë shumë të ndjera. Më tej ajo thotë se ka shumë nevojë për to, madje i kërkon edhe një përqafim dhe puthje në faqe, por Anaidi ndrrërron temë, duke e kthyer bisedën në trajtë shakaje. Ky duket një fillim i mbarë për të dy, por na mbetet të shohim se si do të shkojë mardhënia mes tyre dhe se në cfarë nivelesh do arrijë.

This entry was posted in Lajme. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>