Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Jonela debaton me Klaudjën dhe Alkenën

Jonela debaton me Klaudjën dhe Alkenën

jona klaudja alkena debat 4 Jonela debaton me Klaudjën dhe Alkenën Alkena, Ogreni, Jonela dhe Klaudja diskutojnë për sjelljen e tyre brenda shtëpisë. Alkena shprehet se Ogreni duhet ta vërë veten në pozitat e të tjerëve për ta kuptuar se si ndihen apo se si duhet të reagojë. Ai përgjigjet se ka njerëz që nuk e meritojnë këtë gjë, ndërsa ata që e meritojnë janë të rrallë. Ogreni shton se përse Alkenës i kanë lindur gjithë këto pyetje për ta pas dy muajsh qëndrimi dhe ajo përgjigjet se do t’i konsumojë pikëpyetjet që ka me Ogrenin, pasi të shtunën mund të eleminohet.

Ogreni pohon se Alkena po e bën gjithë këtë debat vetëm sepse është në nominim dhe Jonela shprehet se shumë shpejt do t’i vijë rradha dhe Ogrenit pëe ta bërë këtë gjë, ndoshta dhe që nesër. Ai përgjigjet se nuk do të ndryshojë mënyrë jetese vetëm për faktin se është në nominim dhe do të jetë po ai që ka qenë që nga fillimi.

Jonela vazhdon të debatojë me Alkenën dhe i thotë se brenda shtëpisë mund të ketë dhe sekrete, por gjërat thelbësore i duhen thënë njëri-tjetrit pasi të shtunën dalin të gjitha thashethemet që bëhen gjatë javës e që ata nuk i presin.
Alkena shprehet se Jonela e ka përmendur disa herë faktin që ajo fle shumë, por nuk ia ka thënë asnjëherë në sy.

Jonela shton se Klaudja është ftohur shumë këtë javë me të, por Klaudja përgjigjet se nuk është faji i saj që Jonela është lidhur shumë me Ermelën. Klaudja shton se ka katër ditë që rri me Ermelën dhe ka filluar tu largohet personave që ajo nuk pëlqen, duke filluar që nga ajo vetë (Klaudja).
Jonela përgjigjet se supozimi i Klaudjën nuk është aspak i vërtetë dhe ato mundohen të sqarojnë hatërmbetjet.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>