Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Klaudia e BB5: Ja cfare me pelqen te Meti!

Klaudia e BB5: Ja cfare me pelqen te Meti!

Klaudja e BB5: Ja cfare me pelqen te Meti

“Nuk e di sa i zoti do jete Erjoni qe te me ribeje per vete”

meti alshiqi 010b klaudja by vetonosmani Klaudia e BB5: Ja cfare me pelqen te Meti! Ajo vendosi te terhiqej nga loja, duke pasur shume banore te “BB5” kunder. Lidhja qe Klaudja Veseli krijoi brenda shtepise me Erionin, komentet per miqesine me te dashuren e tij jashte, dhe tashme shoqeria me Metin nga Prishtina, e kane peshtjelluar paksa ne media ate si personazh. 24-vjecarja qe ka pasur eksperienca si fotomodele dhe deshiron te jete nje gazetare ne te ardhmen, tregon per planin me Erionin dhe miqesine e re me Metin.

Tashme qe ke dale nga loja e “Big Brother 5”, si ka ndryshuar jeta jote? Ke marre ndonje oferte te vecante ne fushen e modes, meqenese ke pasur eksperienca te meparshme ne kete fushe?

Per vete faktin qe tashme te njohin te gjithe, ka ndryshuar disi jeta ime. Oferta per sa i perket modelingut ose me sakte oferta per fotomodele kam pasur, por nuk jam edhe shume e sigurt nese do rifilloj perseri ne kete fushe.

Nderkohe qe e kemi pare perballjen me Erionin ndersa hyre ne shtepi. Disa menduan se ishte nje presion i yti kur i the se s’e prisje me, me qellimin per ta corientuar ne loje. Cfare mund te thuash tashme per Erionin?

Nese Erionit nuk i interesoj, une nuk kam si ta kem corientuar. Per me teper mund te them se edhe ai vete nuk e di se cfare ndien. Imagjinoni pak sa mund ta di une qe te arrij te futem brenda ne shtepi, enkas per ta corientuar. U futa brenda ne “Big Brother” qe t’i jepja fund dickaje qe nisi aty brenda. E kam thene edhe me pare, nuk e di sa i zoti do jete Eri qe te me ribeje per vete.

Je penduar per afrimitetin e krijuar me te, kur te dale do ta takosh dhe cfare ke per t’i thene?

Penduar jo, s’kam perse. Eshte me se normale qe do ta takoj dhe normalisht nese Eri do kerkoje te flase me mua, un nuk kam me cfare t’i them, por do degjoj vetem cfare ka Eri per te me thene.

Tashme kane filluar te qarkullojne fjalet per nje miqesi te re mes teje dhe Metit. Si eshte e verteta, behet fjale per nje lidhje?

Jo nuk eshte lidhje, edhe pse mediat keshtu duan ta percjellin. Eshte thjesht nje shoqeri e paster, sic ndoshta mund te linde me te disa nga banoret qe aktualisht jane ne loje. Aty brenda e kam thene qe pavaresisht marredhenieve qe kishim, ka disa njerez qe kur te mbaroj gjithcka, mund te mbetemi miq.

Si e konsideroni njeri-tjetrin tashme ju te dy?

E konsiderojme njeri-tjetrin vetem miq te mire.

Dime qe keni udhetuar bashke drejt Prishtines dhe, madje keni realizuar disa foto artistike bashke. Mos ndoshta kemi te bejme me nje feeling, c’mund te thuash per Metin tani qe po e njeh. Cfare tipi eshte ai?

Po eshte e vertete qe Meti me ka ftuar ne Prishtine, ku kemi realizuar disa foto bashke thjesht per qejf. Meti eshte nje djale me kembe ne toke dhe shume i thjeshte. Por mbi te gjitha ka disa parime qe mua me pelqejne tek nje njeri.

Keni marre ndonje oferte te dy si cift, apo keni bere plane per veren se bashku?

Per momentin nuk kemi marre ndonje oferte te dy bashke. Per sa i perket veres ende nuk kemi folur meqe si une, si Meti jemi shume te zene per te menduar per pushime tani, ndoshta pak me vone.

Si po ndihesh tashme me Metin, si do ta pershkruaje gjendjen shpirterore ne te cilen ndodhesh?

(qesh) Nuk kam absolutisht asgje me Metin. Ai eshte nje djale shume i mire, por nuk e kuptoj pse mediat duhet te na bejne cift vetem prej disa fotove artistike qe kane dale.

Klaudja: Fitorja luhet midis Liamit dhe Arbrit

Nderkohe qe loja brenda shtepise po vazhdon, Klaudja duke i njohur banoret dhe si rivale brenda shtepise, dhe tashme si publik, mund te jape nga nje koment per secilin banor.

Liam: Shume i zgjuar dhe i avantazhuar ne loje, se eshte me i madh se banoret e tjere ne moshe.

Ermali: Me ka pelqyer deri diku si lojtar, por duke e pare nga jashte kam ndryshuar mendim totalisht.

Franceska: E mban ne loje fakti qe eshte e bukur dhe e lidhur me Ermalin.

Genta: Ka humbur rrugen aty brenda, dhe eshte nje njeri shume i lekundur.

Gerta: Nuk e njoh personalisht, por deri diku duke e pare nga jashte, me duket ushtare e Liamit.

Arber: Edhe ky shume i zgjuar, me pelqen.

Dritan: Ushtari i dyte i Liamit. Prisja dicka me shume nga Tani por zero, gjithmone duke e pare si publik.

Graciano: Nje nga konkurrentet me aktive aty momentalisht dhe nje nga njerezit, me te cilet kam folur me se shumti.

Erion: Nje person qe e ka mire me te gjithe banoret.

Cilet prej tyre mendon se do arrijne ne finale?

Ne finale do te arrijne sipas meje Liam, Arber, Ermal dhe njera nga vajzat, qe them se mund te jete Franci, por nuk jam e sigurt.

Kush prej tyre mendon se e fiton “Big Brother 5”?

Tashme jam ne dileme, qe fitorja eshte midis Arbrit dhe Liamit.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , . Bookmark the permalink.

2 Responses to Klaudia e BB5: Ja cfare me pelqen te Meti!

  1. sara muka says:

    me pelqen shume lidhja e klaudjes me metin por me erionin si shkojne punet?
    mendon se do lidhesh me te ne kohet ne vijim ?
    po ,meti a ka len “te dashuren” e tij “” LAURE”" apo ishte thjesht 1 sajim?

    • sara muka says:

      pse vendose te dilje nga shtepia e bb5 ?
      do te kaloni ndonjeher tek shkolla “ALI-DEMI” tirane se dua shume shume tju takoj ke qene personi numer 1 per mua plz? te dua shume <3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>