Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Liam, Anila dhe Gjoni, konkurentët e fundit për spektaklin e parë

Liam, Anila dhe Gjoni, konkurentët e fundit për spektaklin e parë

liam 300x179 Liam, Anila dhe Gjoni, konkurentët e fundit për spektaklin e parë Është koha për t’u njohur me një tjetër konkurent. Ai është Dj me profesion dhe jeton në Këln të Gjermanisë. Është 33 vjeç, emrin e ka Armando, por e ka ndërruar në Liam, pasi sipas tij, një Dj i famshëm duhet të ketë një emër që spikat. Ai është një person plot energji pozitive, që me siguri do t’i infektojë të gjithë në shtëpi.

Arbana i kërkon Liam-it të ulet para monitorit pasi Vëllai i Madh ka zgjedhur disa foto të tijat për t’i komentuar. Fotot paraqesin pjesë të jetës së tij, si përshembull foto të eventeve ku ka luajtur, apo foto që paraqesin profesionin e tij të dytë si asistent sterilizues i mjeteve të operacionit.

Pas Liam-it, një tjetër konkurente është Anila. Ajo është 22 vjeç e studion për biznes. Ka patur një jetë të vështirë, por nuk ka reshtur kurrë së ëndërruari. Big Brother është një ndër ëndrrat e saj.

Konkurenti i fundit që do të hyrë sonte në shtëpi është Gjoni. Ai është nga Lezha, por jeton në Venezia. Është një mashkull sharmant e që adhuron veshjet e markës. Me profesion është trikolog, e madje Arbana pyet konkurentët nëse e dinë se çfarë është ky profesion duke krijuar konfuzion tek ata.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>