Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Liam, në dëshpërim për humbjen e “BB5”: 100 milionët do i bëj si DJ

Liam, në dëshpërim për humbjen e “BB5”: 100 milionët do i bëj si DJ

Armando Osmani  (Laim) del në tregun e jetës së natës, me emrin “DJ LIAM MANDIARO”. Për herë të parë pas famës që mori në “Big Brother 5”, ai luajti të premten në “Baroque Saint Tropez” në Tiranë. Miqësia që krijoi në shtëpi me Dritan Zenunin, djalin nga Vlora, i vlejti për jetën e tij jashtë lojës, duke filluar menjëherë punën si DJ në club-in e tij në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë. Zhgënjimin, që nuk mundi dot ta fitonte ai “Big Brother”, aq më tepër ndaj Arbrit, që ai gjatë gjithë kohës e konsideroi si nxënësin e tij, nuk e ka fshehur dot mes miqve, duke u zotuar se 100 milionët që s’mundi dot t’i fitonte nga kjo lojë, do të bëjë të pamundurën t’i fitojë si DJ gjatë verës, ndërsa do të luajë në club-et më të njohura të Tiranës, dhe atyre në bregdetin shqiptar.

Liami me femer Liam, në dëshpërim për humbjen e “BB5”: 100 milionët do i bëj si DJ

Tashmë i kanë ardhur ofertat e para, kështu që shumë shpejt ai do të ketë axhendën e club-eve ku do të luajë gjatë verës. Edhe brenda lojës Liam ka pohuar se ishte i pasionuar pas muzikës, ndërsa ushtronte punën si DJ në club-et e Këlnit në Gjermani. Në vitet ‘96-‘97, ai ka pasur një grup të tijin në Tiranë, që në atë kohë mbante emrin “The space” në Tiranë. Nëse do të fitonte 100 milionët, ai kishte menduar të bënte një club të tijin në Tiranë, ku të luante vetë si DJ dhe po ashtu të ftonte DJ të njohur nga bota, me të cilët ai ka kontakt nga puna që bën në Gjermani. Ende nuk dihet se çfarë çmimi i ka vendosur vetes Liami për një natë, ndërkohë që në tregun shqiptar çmimi i DJ-ve varion nga 20 mijë lekë deri në 80 mijë lekë. Për sa i përket jetës private, banori i BB5 do të vazhdojë lidhjen 9-mujore me gjermanen Evelin Pollok, me të cilën shkëmbeu unazë në natën e finales së spektaklit “Big Brother”, ku ajo i bëri një surprizë ndërsa hyri në shtëpi me makinë, e veshur me fustan nusërie. Liami ishte një nga banorët që e shfaqte hapur pritshmërinë e tij për të fituar BB5, dhe humbja e tij u konsiderua deri diku e papritur dhe e pamerituar nga ana e tij.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>