Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Rubensi: Nuk do pranoj të takohem me Gentën

Rubensi: Nuk do pranoj të takohem me Gentën

Rubensi: Më ndau nga e fejuara ilegale

Lidhja serioze e Genta Gjalpit me Rubens Shehun 24 vjeç nga Korça, e përmendur nga vetë ajo në lojën e “Big Brother 5”, tashmë ka marrë një drejtim krejt tjetër. Edhe pse ajo e komentoi si lidhjen më të rëndësishme në jetën e saj, pas së cilës ka ngelur e zhgënjyer, publiku pati mundësinë ta shihte “live” një përballje post ndarje, pas publikimit në faqet e shtypit rozë të disa fotove, ku Genta shfaqej e zhveshur. Pas shumë vitesh lidhjeje, që tashmë ka degjeneruar në konflikte, Rubensi pohon se ndonëse në spektakël la përshtypjen se do e priste Gentën pas daljes nga shtëpia, tashmë është i bindur se nuk gjen më asnjë motiv për ta takuar. “Kam kuptuar se Melsoni e ka seriozisht me të, dhe le të vazhdojnë”, thotë Rubensi. Ndërkohë që Genta e ka konsideruar Rubensin një ish, le të shohim replikën e tij.

Genta me rubensin ok1 Rubensi: Nuk do pranoj të takohem me GentënPas takimit me ty dhe gjithçka që pamë në atë përballje, duket se Genta këto ditë ka reflektuar duke të konsideruar një kapitull të mbyllur, ndërsa të ka quajtur një ish. Ke koment?

Po e di, dhe të them të drejtën nuk preferoj të kapem pas fjalëve të saj. E vërteta mes meje dhe Gentës do të dalë në jetën reale. Pasi ajo të dalë nga “Big Brother 5”, do të shohim nëse ajo thellë në veten e saj më konsideron vërtet një ish.

Në fakt ajo si me gjysmë shaka pohoi se do të martohej me dikë tjetër… Sa të vërtetë ka në këtë pohim të saj?

E thashë dhe më sipër, që nuk mund t’i besohet 100 për qind asaj çfarë thotë Genta. Hyn te tipat e lëkundur, kështu që koha do i vërtetojë gjërat.

Dhe në fund të fundit tani që e mendon me gjakftohtësi gjithçka, çfarë të ka mërzitur apo inatosur më shumë te Genta?

Më ka mërzitur pikërisht fakti se përse duhej të më referohej mua në bisedat e saj me banorët e tjerë, kur ajo kishte një lidhje tjetër paralele. Përse nuk e përmendi asnjëherë të dashurin e saj aktual, ashtu si dhe ai vetë e pohoi në gazeta?! Këtë pjesë nuk e kuptoj tek ajo. Genta duke qenë e vetëdijshme që ka të dashur tjetër jashtë shtëpisë, s’kishte pse të më përmendte mua gjatë gjithë kohës në bisedat me banorët. Nga ana ime unë sërish u tregova i kujdesshëm dhe nuk ia përmenda… Ajo duhet ta vlerësojë këtë fakt.

E ke fjalën për Melsonin, i cili ka folur vetë i pari për lidhjen dymujore me Gentën? Ndoshta është një ndjenjë e njëanshme vetëm nga ai…

Po. Fakti që ajo pohoi se do martohet me dikë tjetër, na lë të kuptojmë se ajo diçka fsheh dhe ndoshta një plan ka në mendje. Gjithsesi, mendoj që ai e do dhe e ka seriozisht me Gentën, ndaj unë i hap rrugën. Le të vazhdojnë.

Ku bazohesh kur thua që ai e do seriozisht? Ta ka pohuar ai vetë?

Po, ma ka pohuar vetë atë që ndien për Gentën. Me logjikë kuptoj se fakti që ai është një menaxher club-esh nate dhe ka mundësi të njohë shumë femra, më lë të kuptoj që ai për Gentën ndien diçka ndryshe, derisa vendos vetë të flasë për të. Ai është një djalë që e njeh jetën dhe di të bëjë dallimin për femrën që kërkon të ketë në krah. Me sa duket, Genta i ka ngjitur dhe e kuptoj që ka diçka serioze mes tyre.

Po për ty çfarë është Genta në këto momente?

Për mua, në lidhje me Gentën personalisht e them me bindje që ka mbaruar çdo gjë. Unë dhe ajo s’mund të jemi më bashkë.

Ndërkohë ti nuk e dije më parë që ajo kishte këtë lidhje paralele dhe e mësove pasi hyri në BB. Po Genta do ketë për të mësuar diçka të fshehtë për ty, që ajo nuk e ka ditur kur ishit bashkë?

Po edhe Genta do të ketë ç’të mësojë. Ajo nuk e ka ditur, por kur të dalë do e marrë e vesh që unë paralelisht me lidhjen me të, kam pasur një të fejuar prej dy vitesh. Fejesa ime u lëkund pas përmendjes së emrit tim nga Genta në BB, dhe mori fund pas takimit tim me të në shtëpinë e vëzhguar. Tashmë me të fejuarën jemi ndarë shumë keq.

Si mund t’i jetoje kaq i qetë dy lidhje paralele pa qenë në dijeni as njëra dhe as tjetra?

E pjesëtoja kohën me te dyja aq bukur, sa asnjëra s’e mori dot vesh për tjetrën në asnjë moment. Arsyeja pse i mbaja të dyja paralelisht ishte se janë vajza prototipe, të veçanta dhe më tërhiqnin njësoj të dyja.

Meqë ti i premtove mbështetje si shok, vazhdon të kesh të njëjtin mendim pasi Genta të dalë. Do e takosh?

Në fakt, Genta e ka numrin tim të telefonit dhe mund të më telefonojë, por gjithsesi as një takim të tillë nuk i premtoj. Nuk besoj se do mund të më gjejë më Genta për të më takuar. Asgjë s’ka mbetur më për t’u thënë.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , . Bookmark the permalink.

One Response to Rubensi: Nuk do pranoj të takohem me Gentën

  1. mario bahushi says:

    te largohet FRANCESCA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>