Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Shkëlqimi ballafaqohet me Klodin, Molla e sherrit

Shkëlqimi ballafaqohet me Klodin, Molla e sherrit

cimi i acaruar me klodin Shkëlqimi ballafaqohet me Klodin, Molla e sherritPas përpjeksjes së dështuar të Shkëlqimit për të qetësuar Algenin, ai shkon në sallon dhe kërkon të sqarohet me Klodjanën. Shkëlqimi e nxjerr Klodin jashtë dhe i kërkon sqarim lidhur me një situatë ku Algenit i kishte mbetur qejfi. Shkëlqimi mendon se fajtore për qejfmbetjen e Algenit ëhstë Klodi, pasi ajo ia ka treguar ngjarjen sipas interesit të saj. “Transmetoji mirë gjërat, apo kërkon të dalësh heroinë?!”, i thotë Shkëlqimi. Ai i thotë se ajo e ka vendosur në pozitë të vështirë dhe ka biseduar pa arsye me Algenin. Klodjana nuk pranon të jetë fajtore dhe thotë se nuk i ka interpretuar keq gjërat. “Unë e kisha me tjetër njeri kur ia thashë”, thotë Klodjana. Shkëlqimi shprehet se ajo duhet t’ia sqaroje ashtu siç janë gjerat sepse nuk i pëlqejnë thashethemet. “Unë nuk i thashë asgjë për ty”, thotë Klodi. Shkëlqimi i thotë se ajo si shoqe që mund të jetë për atë, duhet t’ia sqarojë gjërat si janë dhe jo t’i futë kunja Algenit. “Ti nuk duhet t’i futësh xixanja për të dalë heroinë”, shprehet Shkëlqimi. Klodiana thotë se nuk e ka bërë nëj gjë të tillë dhe futet brenda.

Më pas jashtë dalin Ergysi dhe Petriti, të cilët pyesin Çimin lidhur me situatën ën fjalë. Petriti thotë se ia ka thënë edhe në sy Algenit atë fjalë edhe se për të ai ëhstë njeri pa njohuri. Shkëlqimi thotë se nuk i pëlqen veprimi i Klodit sepse ajo i ka transformuar fjalët. “Mirë thoën që është molla e shërrit”, thotë Çimi. Ai thotë se qëllimi i Klodit ka qenë që të transformonte fjalët për të bërë një figurë të mirë për veten dhe për të nxjerrë Shkëlqimin keq. “Klodi i ka thënë Algenit se Petriti e ka ofenduar dhe të tjerët që ishin prezent nuk kanë reaguar dhe po të mos ishte për mua, asnjë nuk të dilte në mbrojtje”, tregon Shkëlqimi.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>