Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Sonte nis Big Brother 6 në Top Channel

Sonte nis Big Brother 6 në Top Channel

Persona të panjohur do të nisin bashkëjetesën të vëzhguar 24 orë në 24 nga telekamerat për t’i servirur publikut gjithçka ndodh brenda mureve të shtëpisë.
Arbana Osmani Big Brother 6 Sonte nis Big Brother 6 në Top Channel

Aventura do të zgjasë 100 ditë. Por, në këtë edicion, ndryshe nga të tjerët, Big Brother ka vendosur që secili prej konkurrenteve duhet të ketë nga një sekret. Të përmasave të mëdha apo më pak, sekretet do të jenë pjesë e lojës. Çdonjëri prej banorëve do të mbartë një të tillë që do të duhet të zbulohet nga të tjerët. Rezultatet do të sjellin përfitime që më pas do të finalizohen me çmimin e madh.

Cilat do të jenë këto sekrete dhe kush janë personazhet që do të bëhen pjesë e “reality show”-t më të ndjekur nga shqiptarët? Si do të jetë shtëpia ku ata do të vendosen?

Gjithçka nga e shtuna mbrëma në Top Channel, me edicionin e gjashtë të Big Brother.
Nga e shtuna e 23 shkurtit nis aventura e re e Big Brother, që këtë vit shënon edicionin e tij të gjashtë. Prezantuese Arbana Osmani.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>