Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Vajzat pyesin Nedën me tone dyshuese për dashurinë ndaj Ogrenit

Vajzat pyesin Nedën me tone dyshuese për dashurinë ndaj Ogrenit

neda jonela zenke 15 2 Vajzat pyesin Nedën me tone dyshuese për dashurinë ndaj Ogrenit Klodi, Neda, Ogreni e Jonela qëndrojnë në kuzhinë e Klodi hap një bisedë për mardhënien e Nedës me Ogrenin. Klodi shprehet se ka vënë re që sa herë që banorët janë duke biseduar, Neda kthen sytë nga Ogreni. Neda e pyet se për çfarë arsye Klodi qëndron duke shikuar Nedën teksa shikon Ogrenin, e Klodi përgjigjet se i ka qëlluar t’a vërë re këtë gjest. Neda thotë se kur dashuron një person, nuk do vetëm atë, por edhe çuditet se si nuk bien në dashuri dhe personat e tjerë që flasin me Ogrenin, ashtu siç është dashuruar ajo.

Klodi shprehet e habitur nga ky pohim, por Neda shton se nuk e ka thënë në sens negativ. Neda thotë se Ogreni i duket më i miri në botë, e Jonela ndërhyn e shprehet se ashtu duket në sytë e saj. Neda thotë se është e lumtur që i ka folur Jonela, por kjo e fundit përgjigjet se kur flet me Nedën i duket sikur flet me tre persona.
Neda shprehet se Jonelën i ka humbur identiteti, por Jonela përgjigjet se Neda e ka shumë gabim e nuk e pranon dot faktin që ajo nuk po grupohet.
Neda shton se Jonela është çiftëzuar më shumë se vetë ajo, por Jonela përgjigjet se Neda po flet me inat dhe duket sikur Neda ka ndenjur duke vëzhuar atë gjatë gjithë kohës.

Mirjeta ndërhyn dhe pyet Nedën: “Si ndihesh ti Neda që ke rënë në dashuri?” e Jonela shton se nuk e ditka që Neda paska rënë në dashuri.
Në kohën që Neda merr të mendohet, Klodi ia bën të njëjtën pyetje Mirjetën e kjo e fundit përgjigjet se ka rënë në dashuri dhe ndihet shumë mirë.
Neda tregon se asaj i ka ndodhur dashuri me shikim të parë, por Mirjeta tregon se Neda është shprehur se nuk do të krijonte lidhje brenda shtëpisë. Neda përgjigjet se ja që ka ndodhur e fjalët e saj kanë rënë poshtë.

Klodi pyet nëse Neda i kontrollon ndjenjat e saj, e ajo përgjigjet se është tip i ndrydhur, por aq sa duhet, jo deri në ekstrem.
Neda shprehet se dashuria e saj me Ogrenin ka shpërthyer që ditën e tretë, e Jonela e pyet nëse ka qenë vetëm nga ana e Nedës kjo ndjenjë. Neda thotë se ka qenë e dyanshme, por Jonela u kujton se Ogrenii ka pohuar se Nedën e ka vetëm shoqe.
Ogreni thotë se statusi është një gjë, e ndjenja është tjetër.
Jonela thotë se uron që Nedës t’i ulet inati që ka ndaj saj, ndërsa Neda përgjigjet se shpreson që Jonelës ti rritet niveli i komunikimit.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>