Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme Big Brother Albania 4 » Vëllai i Madh, reng Marielit dhe Ergysit; Banorët i përgjojnë

Vëllai i Madh, reng Marielit dhe Ergysit; Banorët i përgjojnë

PERGJOJNE 09 Vëllai i Madh, reng Marielit dhe Ergysit; Banorët i përgjojnëTë gjithë banorët ndahen në sallon dhe shkojnë në vendet ku i ka urdhëruar Vëllai i Madh. Të parët që fillojnë nga prova janë Ergysi dhe Marieli. Ata ndajnë në fillim farat e zeza nga farat e kungullit dhe më pas t’i qërojnë. Vëllai i Madh i ka vendosur afër të gjitha mjetet që u nevojiten. Banorët diskutojnë me njëri-tjetrin dhe thonë se kanë besim tek vetja dhe nuk do ta zhgënjejnë Vëllain e Madh.

Në sallon është vendosur një monitor, i cili ndizet dhe banorët afrohen afër tij për të parë Ergysin dhe Marielin. Të dy djemtë fillojnë të bëjnë thashetheme për Ogrenin dhe Vëllai i Madh vendos që të ndërpresë audion në atë moment. Ogreni thotë se nuk e priste që Marieli të bënte thashetheme për të, ndërsa Mirjeta dhe Klodi i dalin në mbrojtje Marielit dhe thonë se ai nuk ishte duke thënë ndonjë gjë të keqe për të. “Pse ti nuk flet për të?”, i thotë Klodi. “Jo, për Marielin asnjëherë”, i përgjigjet Ogreni.

Më pas banorët thurin plane se si do t’i gënjejnë djemtë duke i treguar për mbarëvajtjen e provës së tyre.

Marieli dhe Ergysi bisedojnë midis tyre, por këtë radhë biseda ka në qendër Mirjetën. Marieli i tregon se ndihet shumë mirë me Mirjetën sepse ajo ësHtë e lirshme me të.

Ogreni flet me zë të ulët me Nedën në lidhje me bisedën që ka dëgjuar të bëjë Marieli me Ergsyin në lidhje me të. Atij i ka mbetur shumë hatri nga Marieli dhe thotë se Ergysi ka ndikuar shumë tek ai.

Vëllai i Madh vendos muzikë ritmike në shtëpi dhe banorët çohen të kërcejnë me njëri-tjetrin dhe vijnë në qejf.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 4 and tagged , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>