Vous êtes ici : Big Brother Albania 7 live » Thashetheme » Thashetheme Big Brother Albania 6 » Zbulohen sekretet e banorëve të Big Brother Albania 6

Zbulohen sekretet e banorëve të Big Brother Albania 6

Arbana Osmani 200x300 Zbulohen sekretet e banorëve të Big Brother Albania 6Ka mjaftuar vetem java e parë e “Big Brother Albania” dhe shtypi rozë menjëherë është vënë në lëvizje.

Shkrime rreth banorëve, intervista me të afërmit e deri tek thashethemet se prezantuaesja e “Big Brother”, Arbana Osmani është shtatzanë.

Por, ajo për të cilën janë interesuar më shumë gazetarët lidhet me sekretet e banorëve.

Mjafton një status në “Facebook” apo një koment i një komshie dhe të shtunën shfaqet si burim në shtypin rozë. Por, cilat janë disa nga aludimet në lidhje me të fshehtat e pjesëmarrësve në “reality-show”?

Rrëfimit të Eltevës nga Miloti se si për shkak të kanunit ishte detyruar të ndërpresë lidhjen e saj të dashurisë, i paraprinë gazetat rozë duke e zbuluar këtë sekret.

Historia e studentes së sociologjisë tregon për një realitet mesjetar, i cili ende mbizotëron në një pjesë të madhe të territorit shqiptar.

Ëndrrat e të rinjve detyrohen të ndërpriten në mes sepse një vendim i marrë nga një i afërm penalizon gjithë fisin, një situatë absurde e cilat s’dihet edhe sa kohë do të mbijetojë në vendin tonë.

Ndoshta nuk e kishit menduar që një stiliste mund të praktikojë sportin e taekëondo. Por, ja që në shtëpinë e “Big Brother”-it ndodhet një e tillë.

Elona, e cila vjen nga qyetit i dashurisë, nga Parisi, në suplementet e fundjavës shkruhej që ushtronte këtë sport. E me sa duket kanë qëlluar në shenjë, sepse ky sekret u zbulua në mbrëmjen e së shtunës.

Anaidi që thotë atë sekret e mban Elona

Një nga sekretet më të çuditshme të personazheve të këtij viti ishte fakti se dikush kishte pirë cigare për arsye shëndetësore në moshën 4-vjeçare. Ndoshta duke u mbështetur nga pamja pak e zbehtë e Elenës, në shtypin rozë thuhet se është ajo mbajtësja e këtij sekreti.

Në dy ndeshjet e fundit me Barcelonën ekipi i Realit të Madridit ka arritur të fitojë si rrallë herë këto pesë vitet e fundit. Një banor i mbyllur në shtëpinë e “Big Brother” do të lumturohej pa fund nëse e mëson këtë fakt.

Por, cili është personi i cili mban mend ndeshjet në të cilat ekipi i zemrës vetëm mundej nga Barcelona?

Ka mjaftuar një foto në e gjetur në “Facebook”, ku Altina mbante një shall të Realit të Madridit dhe lidhja është bërë menjëherë. E diplomuara për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë me sa duket mban të fshehtën e të qënit tifoze e galaktikëve spanjoll.

Një nga sekretet që ndoshta do jetë më i lehti për të rënë në sy lidhet me atë që është vegjetarian.

Ndoshta me humbjen e provës së javës banorët do të reduktojnë konsumin e mishit, por nëpër media përflitet se vegjetariania e shtëpisë është Olta.

E diplomuara për biznes në Londër, ndoshta është detyruar të heqë mishin nga tavolina edhe për shkak të krizës ekonomike që ka prekur shtetin ishullor.

Ka studiuar gjermanisht, punon në një agjenci udhëtimi e ndërkohë vazhdon studimet për infermieri. Çfarë sekreti mund të mbartë Eldora nga Tirana? Mos vallë ajo është banorja talasemike?

Përveç ilaceve që do ketë marrë me vete për t’u kujdesur për shëndetin e banorëve, sipa shtypit rozë, Joana ka marrë edhe 100 palë këpucë.

Farmacistja që jeton mes Shqipërisë dhe Greqisë duket se është mbajtësja e këtij sekreti që do dëshironin ta kishin të gjitha femrta. 100 palë këpucë nuk janë pak!

Të rrëfesh në një “reality-show” si “Big Brother” se ke punuar si zhigolo duhet të jetë një kurojo shumë e madhe.

E duket se këtë vendim e ka marrë djali nga Berati, Marselino. Gjithmonë duke u bazuar në ato që shkruhen në gazeta. Një status i publikuar në “Facebook” është bërë burimi i këtij informacioni.

Por, për të parë nëse janë zbuluar para kohe disa sekretet, duhet të presim javët në vazhdim.

This entry was posted in Thashetheme Big Brother Albania 6. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>